LeBron shkëlqen dhe Lakers marrin fitore të madhe ndaj Milwaukee Bucks – Rikthehen në Play-Off pas gjashtë viteve

LeBron shkëlqen dhe Lakers marrin fitore të madhe ndaj Milwaukee Bucks – Rikthehen në Play-Off pas gjashtë viteve

Los Angeles Lakers ka fituar superderbin e mbrëmjes në NBA përballë Milwaukee Bucks.

Ishte një përballje e dy skuadrave më të mira këtë edicion në NBA,  vendi i parë në Konferencën e Perëndimit me vendin e parë në Lindje.

Lakers në fund kanë marrë fitore me 10 pikë diferencë 113:110, në një takim ku shkëlqeu LeBron James.

‘Mbreti’ James realizoi 37 pikë, si dhe shtoi tetë kërcime, shtatë asistime e tre topa të vjedhur në këtë triumf të Lakers.

Me lojë të mirë u dallua edhe Anthony Davis që ndeshjen e përfundoi me 30 pikë e nëntë kërcime.

Tek mysafirët më efikasi si gjithmonë ishte Giannis Antetokounmpo me 32 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime.