Skuadrat e mëdha italiane pas sensacionit holandez Boadu

Skuadrat e mëdha italiane pas sensacionit holandez Boadu

Myron Boadu është njëri nga zbulimet e këtij edicioni në elitën e futbollit holandez.

Sulmuesi i talentuar është duke bërë një sezon të madh me AZ Alkmaar  në Eredivisie ku me golat e tij po e mbanë skuadrën në garë për titull.

19-vjeçari ka shënuar 20 gola në të gjitha garat teksa ka shtuar edhe 13 asistime.

Qendërsulmuesi holandez ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha italiane si Juventus, Roma dhe Milan që po e monitorojnë atë.

Boadu shihet si e ardhmja e futbollit holandez dhe AZ Alkmaar po pret që çmimi i tij të rritet ende deri në fund të sezonit.

Klubi i madh holandez shpreson që në fund ta shes yllin e tyre për një shumë mbi 30 milionë euro.

Gjithsesi lojtari nuk kërkohet vetëm nga ekipet e mëdha italiane,  pasi interesim kanë shfaqur edhe Newcastle United, Manchester United,  Borussia Dortmund dhe Schalke 04.