Ushqimet që të mbajnë ngrohtë

Ushqimet që të mbajnë ngrohtë

Jo vetëm veshje dhe kondicionerë. Ka edhe disa ushqime që ndihmojnë trupin ta përballojë më mirë të ftohtin.

Ushqimet qe duhet t’i bëni miq gjatë ditëve të ftohta.

Tërshëra

Kur ftohet, është koha ideale për tërshërë. Tërshëra, që shitet kudo,  është një drithë e plotë kështu që do të japë dozën e duhur të fibrave  dhe proteinave bimore duke të ngopur që në pjatën e parë. Ajo përmban  një amidon të fuqishëm që quhet beta-glucan.

Studimet kanë vërtetuar që vetëm 3 gram në ditë me beta-glucan mund të ulin nivelin e kolesterolit të keq nga 5 në 10%.

Çokollatë e ngrohtë

Përgatiteni duke tretur dy copa çokollate të zezë në qumësht.  Çokollata e zezë përmban flavonoide, një lloj antioksidanti që mendohet  që redukton dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira, nxitës potencial të  tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Një studim i publikuar në Journal of Immunology Research tregon që  rruazat e kuqe të gjakut janë më pak të prekshme nga radikalet e lira  pas konsumit të një pijeje me kakao të pasur me flavonoide.

Fasule të kuqe

Këto i kemi shfrytëzuar edhe pa e ditur që na mbajnë ngrohtë. Fasulet  e kuqe janë një burim i mirë hekuri dhe bakri. Duke ngrënë disa lugë me  një supë apo gjellë të gatuara me to, ndihmon muskujt të përdorin më  shumë oksigjen dhe sistemi imunitar forcohet. Një pjatë përmban  mesatarisht nga 15 gramë proteina dhe fibra.

Ndryshe nga ushqimet proteinike shtazore, fasulet e zeza pothuajse  nuk përmbajnë yndyra të pangopura. Studimet e American Chemical Society  tregojnë gjithashtu që lëkura e tyre e errët përmban nivele të larta të  flavonoideve, antioksidantë që luftojnë sëmundjet, në krahasim me lloje  të tjera fasulesh.

Lakra brukseli

Këto lakra të vogla do ju ndihmojnë të përballoni të ftohtin. Përveç  që kanë fibra dhe fitonutirentë të dobishëm, kanë dhe shumë vitaminë C  me 74.8 miligramë për një filxhan.

Ajo nuk do parandalojë plotësisht rrufën, por është vërtetuar që  shkurton kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes. Me pak vaj ulliri do  zbutet edhe shija pak e hidhur e këtyre lakrave.

Supë kungulli

Nëse të mungon vitamina A, një pjatë me supë kungulli do të ndihmojë.  Shumica e femrave duhet të marrin 700 mikrogramë në ditë sipas  Institutit amerikan të Shëndetit, sasi që e përmban shumica e porcioneve  të gatimeve me kungull. Kungulli ka gjithashtu veti antioksiduese sepse  përmban beta-karoten, një pigment që gjendet në perimet me ngjyrë të  ndritshme dhe mendohet që ka veti që luftojnë kancerin.

Në një studim në qendrën e Kërkimit Antikancer, u trajtuan qelizat  kanceroze të gjoksit të gruas me karotenoid, përfshirë beta-karoten dhe  likopen dhe u zbulua që mund të ndalojë rritjen.

Salca pikante Chili

Specat djegës përmbajnë capsaicin. Ky nuk jep vetëm shije, por nxit  metabolizmin dhe lufton depozitimin e yndyrnave. Kur bashkohet me një  dietë të pasur me yndyrë, capsaicin rrit masën trupore me 8%, sipas një  studimi te kafshët të kryer nga studiuesit koreanë.

Nuk mbaron këtu, sepse salca e domateve është e pasur me likopen dhe  qepët kanë antioksidantë. Mundohu të mos përdorësh shumë mish të kuq.  Instituti Kombëtar i Shëndetit ka gjetur që burrat dhe gratë që  konsumonin më shumë mish të kuq ishin në rrezik për sëmundje të  ndryshme.

Avokado

Piqe në furrë dhe pastaj prite në copa dhe hidhe sipër perimeve të  tjera. Sipas Shoqatës Amerikane të shëndetit të Zemrës, diçka pozitive  është që rreth gjysma e yndyrës së avokados vjen nga yndyrat e  pangopura, që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe u  jep qelizave ushqim për të funksionuar.

Një studim ka vërtetuar që të hash avokado në një vakt rrit ndjenjën e  kënaqjes me ushqim 23% gjatë një periudhe prej pesë orësh. Vetëm mos e  teproni me porcionet: një racion është një e pesta e avokados.

Arrat

Arrat janë të mira gjatë gjithë vitit, por në dimër edhe më shumë.  Kjo sigurisht nuk është arsye që të shtoni dozat e bakllavasë. Ato janë  të pasura me acid alpha-linolenic (ALA), një yndyrë omega-3 që mendohet  që forcon zemrën.

Mollët

Ky frut ka fibra të tretshme dhe të patretshme. Të parat ngadalësojnë  tretjen dhe të dytat bëjnë që ushqimi të kalojë në aparatin tretës më  lehtë. Kjo do të thotë më pak uri dhe më pak shqetësime me zorrët.

Vetëm që duhet të mos ua heqësh lëkurën, sepse është burim më i  përqendruar fibrash sesa tuli. Nëse i hedh edhe pak kanellë sipër do  marrësh edhe antioksdiantë. Mollët përmbajnë 86% ujë, gjë që do të mbajë  të hidratuar.

Patate të ëmbla

Ashtu si kungulli, patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A. Një  kokërr mesatare e pjekur përmban 438% të sasisë ditore. Ato janë të  pasura edhe me vitaminë C, kalcium, kalium dhe pak hekur. Servire me  rozmarinë. Ajo ka Vitaminë B dhe fitokimikate antitumorale.

Këta përbërës mendohet të bllokojnë veprimin që kanë karcinogjenet në  indet e trupit, sipas American Cancer Society. Bonus: pak rozmarinë do u  japë patateve shije të mrekullueshme.

Kungujt

Përveç kalciumit dhe vitaminës C, shumë varietete kungujsh janë të  pasur me kalium. Ata janë një mik i zemrës dhe kanë shumë vitamina A si  dhe fibra. Një filxhan me kubikë kungujsh të pjekur ka 457% të sasisë  ditore me vitaminë A, 7 gramë fibra dhe vetëm 82 kalori.

Piqini dhe hidhini sipër kripë, piper dhe erëza të tjera. Gjithashtu mund të hiqni farat dhe t’i piqni, shkruan revistaclass.

Çaj xhenxhefili

Nëse po mendon për një filxhan çaj, përgatite me xhenxhefil.  Xhenxhefili ka cilësi termike që të mbajnë ngrohtë. Për shkak të vetive  ngrohëse, xhenxhefili mund të nxisë metaoblizmin dhe qarkullimin e  gjakut. Një studim për Metabolizmin survejoi një grup meshkujsh që  përdornin 2 gramë pluhur xhenxhefili në ditë të tretur në një pije të  ngrohtë në mëngjes.

Studiuesit gjetën që burrat që pinin këtë pije kishin më pak uri dhe  ndiheshin më të ngopur disa orë pas mëngjesit. Një çaj me këtë erëz  lehtëson dhimbjet nga një punë apo ushtrime të rënda. Në një studim për  Revistën Ndërkombëtare të Mjekësisë Parandaluese thuhet që një grup  atletesh morën 3 gram xhenxhefil ditë për ditë dhe kishin më pak dhimbje  muskujsh pas gjashtë javësh krahasuar me të tjerat. /