Qëroni vezët e ziera pa u lodhur për vetëm pak sekonda!

Zierja e vezëve është e thjeshtë, mirëpo qërimi di të jetë shumë i pakëndshëm

Një copëz e vogël e lëvozhgës mund të mbetet në vezë apo nga veza do të eliminoni edhe më shumë seç duhet, transmeton Telegrafi.

Shumica përpiqen ta perfeksionojnë qërimin e vezëve, mirëpo një përdorues i Twiterit në këtë proces përfundimisht është kampioni.

Në të vërtetë, ai ka publikuar xhirimin në afat prej vetëm nëntë sekondash në të cilin shihet si qëndron para lavamanit me gotë dhe vezë të ziera shumë.

▪ Vezën e vë në gotë, e cila mbushet me ujë.
▪ Pastaj ka vënë dorën sipër majës së gotës dhe fuqishëm e ka tundur.
▪ Vezën e ka nxjerrë nga gota dhe ka treguar si ajo rrëshqet nga lëvozhga.

Shumica e përdoruesve janë ngazëllyer me këtë truk, duke shkruar që ka pasur sukses.

Mirëpo, ka pasur edhe të tillë të cilët këtë përdorues të Twiterit e kanë kritikuar për shkak të shpenzimit të panevojshëm të ujit.

Një përdorues thekson që ky truk ka sukses vetëm derisa veza është e nxehtë, ndërkaq uji i ftohtë.

Mirëpo, ka pasur edhe të tillë të cilët thonë që kjo mënyrë e qërimit të vezëve nuk është e rëndësishme.