Aksidentohet Brad Pitt (Foto)

Është një ndër aktorët më të njohur të kinematografisë së huaj.

Aktori Brad Pitt gjatë ditës së hënë është aksidentuar në Los Angeles, shkruan DailyMail.

Aktori 54 vjeçar ishte përfshirë në në një aksident me tre makina, por nuk kishte ndonjë lëndim të rëndë.

Pitt në qetësi ka shkëmbyer informacionet me personat e tjerë që ishin përfshirë në aksident.

Të aksidentuarit u befasuan me veprimin e aktorit dhe pasi morën të dhënat e nevojshme shtrënguan duart me buzëqeshje në fytyrë.