Ja çfarë komenti i la Noizy reperëve Eminem dhe 50 Cent (Foto)

Dy nga reperët më të famshëm në botë janë Eminem dhe 50 Cent.

Në rrjete sociale, ata kanë publikuar së fundi një fotografi së bashku, me të cilën morën afër 1 milion pëlqime, shkruan lajmi.net.

Në mesin e shumë komenteve, të bie në sy edhe ai që i bëri reperi i njohur shqiptar, Noizy.

“Legjendarë, të preferuarit e mi të të gjitha kohërave”, ka shkruar ai, e që i zbulon një “sekret” të tij, atë se kush janë reperët e huaj që ai pëlqen.

50 Cent dhe Eminem numërojnë edhe disa hite së bashku, e që padyshim që kanë rezultuar shumë të suksesshme.