Klopp për Wernerin: Është mirë të dëgjosh që ai dëshiron të vijë tek ne

Klopp për Wernerin: Është mirë të dëgjosh që ai dëshiron të vijë tek ne

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është përgjigjur pyetjeve në lidhje me një transferim të mundshëm të sulmuesit gjerman, Timo Werner.

Sulmuesi i RB Leipzig ka folur dy herë hapur për dëshirën e tij për t’u transferuar te Liverpooli.

Në lidhje me komentet e 23-vjeçarit gjerman është përgjigjur edhe trajneri i Reds, Klopp, i cili ndihet mirë që Werner dëshiron t’ju bashkohet.

“Është si gjithmonë, me të vërtet nuk kemi çfarë të themi. Por, preferoj që kur lojtarët të flasin për ne ata të jenë pozitivë sesa të thonë: ‘Ky është klubi i fundit në të cilin do të shkoja ndonjëherë!’”.

“Pra, nga ai këndvështrim është padyshim bukur, por kjo është gjithçka, nuk ka asgjë tjetër për të thënë”, ka thënë Klopp për Sky Sports.

Werner, i cili ka 29 herë paraqitje me Gjermaninë dhe 11 gola të shënuar po shijon një super-formë këtë sezon.

Ai ka shënuar 27 herë në 33 ndeshje deri më tani këtë sezon, përfshirë 21 gola në 23 paraqitje në Bundesliga.