Ronaldo: Askush në klub nuk është i lumtur me paraqitjen ndaj Lyonit

Ronaldo: Askush në klub nuk është i lumtur me paraqitjen ndaj Lyonit

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se askush në klub nuk është i lumtur pas humbjes së tyre 1-0 ndaj Lyon në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër u kritikua për paraqitjen e tyre në ndeshjen e parë në Francë, me Juve që nuk arritën të regjistrojnë të paktën një goditje të vetme në kuadrat, që është hera e parë që nga viti 2006.

Ronaldo ka folur për Sky Sport Italia për ndeshjen e parë, por edhe atë ndaj Interit në fundjavë.

“Këto gjëra mund të ndodhin, është futboll. Ne nuk jemi të lumtur që kemi humbur, por është normale”.

“Ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të gjitha të vështira, jemi të zhgënjyer por kemi ndeshjen e dytë në shtëpi dhe kemi besim”.

“Ne mund të ndryshojmë rezultatin dhe të kualifikohemi, por qëllimi jonë tani është të fitojmë ndeshjen tjetër dhe pastaj vjen Liga e Kampionëve”.