Neymari e dërgon Barcën sërish në gjykatë, kësaj radhe për 6.5 milionë euro

Neymari e dërgon Barcën sërish në gjykatë, kësaj radhe për 6.5 milionë euro

Neymar ka ngritur një padi të re, të tretën me radhë, kundër ish-klubit të tij, Barcelona – bën të ditur El Mundo Deportivo.

Kësaj radhe braziliani shpreson që Blaugranët t’i paguajnë 6.5 milionë euro për pagesat që ndërlidhen me marrëveshjet e arritura në kohën e transferimin të tij nga Santosi në vitin 2013.

Padia e tretë vjen pas dy të mëparshmeve, përmes të cilave sulmuesi kërkonte që klubi katalunas t’ia paguante bonuset dhe pagat e mbetura nga koha kur luante në Spanjë.

Në padinë e parë të ngritur në janar të vitit 2018, Neymar deklaronte se ish-klubi i kishte borxh 28.6 milionë euro nga si pjesë e bonuseve për rinovimin e kontratës së tij para se të transferohej te Paris Saint-Germaini (e që pohonte se nuk e kishte marrë).

28-vjeçari ngriti një padi të dytë në dhjetor të vitit 2019, ndërsa ekipi i avokatëve të tij kërkonte 3.5 milionë euro për paga të papaguara nga sezoni i tij i fundit.