E tregojnë mjekët: Ky mineral iu ndihmon të humbni peshë shpejt

Është e pabesueshme se si mungesa e disa elementeve dhe mineraleve ndikon në punën e trupit tonë

Nëse rezultatet e dobësimit mungojnë, ndoshta nuk merrni dozë të mjaftueshme të këtij minerali.

Me hulumtim nutricionistët kanë ardhur deri te përfundimi që marrja e mjaftueshme e kalciumit mund të përshpejtojë procesin e dobësimit.

Në hulumtim kanë marrë pjesë dy grupe femrash. Ato i janë përmbajtur së njëjtës dietë, të cilën e kanë bërë nutricionistët me përvojë.

I vetmi dallim ka qenë që grupit të parë të femrave i është dhënë norma ditore e kalciumit, ndërkaq grupit të dytë jo.

Gjatë pesëmbëdhjetë javësh femrat të cilat kanë marrë sasi të mjaftueshme kalciumi kanë humbur gjashtë kilogramë të tepërt, derisa grupi i dytë ka shënuar humbje vetëm të një kilogrami.

Në bazë të këtij eksperimenti, ekspertët kanë përfunduar që mungesa e kalciumit në organizmit është pengesa themelore në rrugën drejt linjës së hollë të trupit.

Personat të cilët kanë deficit të këtij minerali, kanë nevojë më të shpeshtë për ushqim.

Kur trupi nuk është i furnizuar me kalcium, truri merr sinjal që ka nevojë për ushqim.

Gjithashtu, mungesa e kalciumit çon deri te grumbullimi intensiv i yndyrës posaçërisht në stomak, ndërkaq shfaqet edhe ngritja e kolesterinës.