Tema për të cilën kemi folur jo pak herë është liberalizimi i vizave. Pas premtimeve të pareshtura nga qeveritë e kaluara, të cilët shpesh heqjen e vizave e konsideronin madje edhe çështje ditësh, ministri i ri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, thotë për RTV21 se, nëse Kosova arrin që t’i bind shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se ka përfunduar të gjitha çështjet për këtë proces, qytetarët e Kosovës deri në fund të këtij viti pritet që të lëvizin lirshëm.
Këtë deklaratë Reka e kishte thënë edhe më herët, ndonëse në fillim kishte hezituar të jepte datë duke u arsyetuar se nuk është në dorën e tij.
Reka kishte thënë në një intervistë të mëhershme, se vizat për Kosovën mund të hiqen në mars ose duhet të pritet deri në dhjetor.