WESlime pjesmarrës në Panairin e Ndertimit, Arkitektures dhe Planifikimit Urban. Expocity 20-22 Shkurt 2020

WESlime pjesmarrës në Panairin e Ndertimit, Arkitektures dhe Planifikimit Urban. Expocity 20-22 Shkurt 2020

Expocity Albania ne bashkepunim me Smart Builds Fair kanë organizuar Edicionin e 2-të të Panairit të Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban 2020 në datat 20 - 22 Shkurt 2020 ku pjesëmarrëse është edhe kompanija Preshevare WESlime.

Ky organizim do të shërbejë si një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët më të rëndësishëm të sektorit të ndërtimit, arkitekturës dhe planifikimit urban.  
Përpos një komunikimi efektiv, platforma do të evidentojë rëndësinë e koncepteve të reja për Shqipërinë siç janë dhe zgjidhjet efektive, materialet dhe pajisjet e duhura për të siguruar kushtet për realizimin e Smart Buildings.