Serbia thotë se ka marrë konfirmim nga Xhamajka për mosnjohjen Kosovës

Serbia thotë se ka marrë konfirmim nga Xhamajka për mosnjohjen Kosovës

Në Serbi po thonë se kanë marrë konfirmim zyrtar nga Xhamajka se ky shtet nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka kërkuar konfirmim zyrtar nga kryeqyteti Kingston se Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën, merr vesh “Tanjug” nga MPJ serbe, transmeton lajmi.net.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve se kanë marrë konfirmimin e kërkuar, në fakt demantin e Xhamajkës rreth njohjes së Kosovës, e vërtetuar edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme e Xhamajkës, Kamina Johnson Smith me një postim në Twitter.

Ndërkaq, më herët gjatë ditës ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se lajmin për njohje nga Xhamajka e ka marrë nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Kjo e fundit ndërkaq nuk ka folur ende në lidhje me rastin në fjalë.