Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Gjuha shqipe përbën elementin më qenësor të konstituimit identitetit kombëtar e kulturorë të shqiptarëve edhe në Luginë.

Gjuha shqipe me implikimet komplekse për komunikimin, integrimin shoqëror, arsimin dhe zhvillimin, kanë një rëndësi strategjike edhe për shqiptarët e Luginës.

Edhe sot, Institucionet e Serbisë nuk respektojnë as konventat ndërkombëtare e as ligjet e veta. Edhe më tej mohon përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet republikane në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ruajtja e gjuhës i paraprin ruajtjes së traditave, kujtesës, mënyrën unike të të menduarit dhe të të shprehurit - burime të vlefshme të së ardhmes.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Nënës u shpall nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s në nëntor 1999 (30C / 62). Asambleja e Përgjithshme e KB mirëpriti shpalljen e ditës në rezolutën e saj A / RES / 56/262 të 2002. - ka shkruar në profilin  e tij në facebook Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së