Hoti pret në takime të ndara ambasadorin e Çekisë dhe ambasadoren e Francës

Hoti pret në takime të ndara ambasadorin e Çekisë dhe ambasadoren e Francës

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, gjatë të enjtes ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Çekisë, Pavel Bilek, si dhe ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel.

Hoti gjatë këtyre takimeve falënderoi dy shtetet për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë  Republikës së Kosovës.

Hoti tha se këto shtete kanë dhënë mbështetje të pakursyeshme për proceset e shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të saj, sikurse edhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Zëvendëskryeministri ka shprehur gatishmërinë që raportet bilaterale të fuqizohen edhe më tej në shërbim të interesit të përbashkët.

Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Çekisë, Pavel Bilek dhe ambasadorja e Francës, Marie Christine Butel e falënderuan Hotin për pritjen dhe siguruan atë se këto shtete do të ndihmojnë edhe më tej Kosovën në proceset e saj.