FIFA publikon renditjen e re, Kosova nuk ndërron vend

FIFA publikon renditjen e re, Kosova nuk ndërron vend

FIFA e ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve për muajin shkurt.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka lëvizur nga vendi duke mbetur në pozitën e 115 me 1174 pikë, kjo edhe për shkak që kanë munguar aktivitetet në këtë muajin.

Në të njëjtën situatë është edhe Shqipëria e cila rendite në vendin e 66 me 1356.

Renditjes vazhdon t’i prinë Belgjika e ndjekur nga Franca dhe Brazili që janë në pozitat 2 dhe 3.

Në mars do të ketë aktivitet të kombëtareve dhe pritet ndryshim në pozita.