ZYRTARE: Braithwaite është lojtar i Barcelonës

ZYRTARE: Braithwaite është lojtar i Barcelonës

Barcelona ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të Leganes, Martin Braithwaite.

Skuadra katalanase mori dritën e gjelbërt për transferimin e një lojtari në këtë muaj nga kontrolli mjekësor i La Liga, për shkak të lëndimeve të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Kësisoj, drejtuesit e Barçës kanë paguar klauzolën e blerjes të sulmuesit Braithwaite prej 18 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024 dhe klauzola e lirimit është 300 milionë euro.

28-vjeçari ka qenë i huazuar për dy sezone te Leganes, pasi klubi i tij mëmë është Middlesbrough – me të cilët nuk pati aventurë të mirë.