Dhomat e Specializuara të Prokurorisë me seli në Hagë po vazhdojnë me dërgimin e ftesave në Kosovë.
Specialja kësaj radhe ka ftuar avokatin, dhe njëherit ish-ushtarin e UÇK-së, Nuhi Krasniqi nga Malisheva, shkruan lajmi.net.
Këtë të ditur e ka bërë kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati përmes një njoftimi në Facebook mirëpo pa treguar se në çfarë cilësie është ftuar.
Postimi i Gucatit:
Sot morra lajmin që avokati dhe luftëtari i liris së UÇK’së z. Nuhi Krasniqi nga Malisheva është thirrur nga gjykata speciale , si gjithë luftëtarët e liris edhe ky do të dali i pastër.