Muja ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tentojë të largojnë kryeministrin Albin Kurti nga dialogu me Serbinë.
Ai po thotë se SHBA’të po e duan Presidentin Thaçi në dialog me Serbinë për të arritur marrëveshjen finale.
“Potencialisht po e them, SHBA-të e favorizojnë një dialog ku presidenti është figura kryesore, një arsye është se presidenti është pajtuar me mënyrën e shpejtë për të arritur marrëveshje.
E dyta Evropa nuk është relevante më në dialogun Kosovë-Serbi dhe e treta mund të jetë një mundësi që SHBA është duke përdor presidentin e LDK-në mund të anashkalojë z. Kurti në procesin e bisedimeve”, ka thënë Muja.