Ish-anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për shumë çështje.
Hyseni ka thënë se Kurti nuk po pëson ndryshime, por metamorfozë. Ai thotë se është shumë e rëndësishme të lexohen me kujdes simbolikat që Kurti i ka ndryshuar.
“Në atë pjesë të programit që është publikuar nuk duket askund çështja e termocentralit ‘Kosova e Re’. Në program nuk shihet askund tatimi progresiv si politikë e majtë. Në këto parime të marrëveshjes nuk shihen askund kauzat që Vetëvendosje kishte për 15 vjet”.
Ish-anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se simbolikat tregojnë se edhe përmbajtja do të jetë ndryshe.
Hyseni thotë se ajo që Vetëvendosje ka ndërtuar me dekada e që ishte ëndërr e një populli u shua për dy javë ditë.
“Kauzat që i ndërtuam për 15 vite ranë në ujë për dy javë ditë”.
Ish-zyrtari i Vetëvendosjes thotë se pas këtyre dy javëve, askush nuk mund të besojë më te Albin Kurti.