Shkruan z.Tritan Shehu
Tashme vendi eshte nen pushtetin e “Grushtit te Shtetit”, qe po konsolidohet duke na cuar nga autokracia ne diktature.
Sa vite ka Shqiperia pa Gjykate Kushtetuese, pa Gjykate te Larte, a nuk mjaftojne keto per te definuar nje “Grusht Shteti”?!
A nuk eshte Shqiperia me nje Parlament monist antikushtetues me vetem 122 prej nje viti, kur ne cdo demokraci do te mjaftonte vetem nje dite e tille per pershperndarjen e tij e kalimin ne zgjedhje, nqs nuk do te ishim nen “Grusht Shteti”?!
A nuk ka Shqiperia nje Qeverisje Vendore “te klonuarish”, te “votuar” nga me pak se 15% e popullesise ne nje proces antikushtetues, qe do ishte e mjaftueshme edhe ne autokraci per te shkuar ne zgjedhje vendore, pervecse nen “Grusht Shteti”?!
A nuk u zevendesuan ligjet demokratike me disa “Dekrete normative” larg parimeve te familjes sone europiane, si nen cdo “Grusht Shteti!?
A nuk eshte Shqiperia i vetmi vend Perendimor ku ne baze te ketyre akteve Policia e nje “Grushti Shteti”, mund te dhunoje qytetarin, banesen e tij, mjetin, pasurine e tij pa mandat te drejtesise, kur dhe ne diktaturen komuniste nuk ndodhte kjo pa ndonje pacavure te firmosur e vulosur!?
Dhe dicka, a nuk eshte braktisja masive qe po i behet Shqiperise nga qytetaret e saj, nje tipar per vendet nen “Grusht Shteti”?!
Z. Meta, te themi te verteten, Shqiperia eshte tashme nen nje “Grusht Shteti”, dhe ai “Grusht Shteti” mund te frenohet e “groposet”, vetem nqs perceptohet e perballet si i tille nga qyetaret e vendosur.