Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër në ora 11:00 do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje Kryesia e Kuvendit do të shqyrtojë tri pika: Propozimin për formimin e grupeve të miqësisë; Propozimin e anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare dhe Shqyrtimin i kërkesave.
Kujtojmë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, më herët ka bërë të ditur se mbledhjet e kryesisë do të mbahen të hënave, mirëpo, që këtë javë është shtyrë për të martën shkaku i festimeve për 12 vjetorin e pavarësisë, gjithashtu, Osmani ka theksuar se Kuvendi do t’i ketë seancat çdo të enjte.