Nënshkruhet binjakzimi i komunave të Bujanocit, Pejës, Ulqinit, Durrësit dhe Tetovës, këtë e ka konfirmuar z.Kamberi në profilin e tij në facebook ku ka shkruar"
Në Pejë, bashkë me kryetarin Muhaxheri, për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin në mes Komunës së Bujanocit dhe Komunës së Pejës në kuadër të bashkëpunimit 18 vjeçar të komunave Tetovë, Ulqin, Durrës, Pejë dhe Bujanoc.
Me kryetarin e Pejës, nënkryetaren e Ulqinit dhe kryetarin e Kuvendit të Tetovës, u nënshkrua nisma për binjakëzimin e komunave tona.
Pjesë e kësaj nisme do të bëhet edhe Durrësi dhe Zara (Kroaci) në mënyrë që përfundimisht të institucionalizohet bashkëpunimi tradicional.
Ky organizim po bëhet nën patronatin e Komunës së Pejës dhe po zë vend në aktivitetet për shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.