Blerim Latifi tregon se Kurti thënien “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”, e ka vjedhur nga Ismail Kadare

ilozofi Blerim Latifi ka treguar se ku e ka marrë Kurti thënien “pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, tani është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova”

Latifi ka thënë se Kurti do të duhej të tregonte autorin e saj dhe jo ta paraqiste si frazë të tij.

“Fraza i përket Kadaresë. Edhe mbi edetë ka të drejta pronësie”, ka shkruar Latifi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në përballje me Vuçiqin, Kurti i tha se “pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, tani është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova”. Frazë goditëse gjithsesi, por Kurti do duhej ta tregonte autorin e saj, e jo ta paraqiste si frazë të tij. Fraza i përket Kadaresë. Edhe mbi idetë ka të drejta pronësie.