Barcelona e gatshme të sakrifikojë shumë për të nënshkruar me Neymar

Barcelona e gatshme të sakrifikojë shumë për të nënshkruar me Neymar

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është gati të sakrifikojë që ta rikthejë Neymar në klub, që të kthehet treshja që dominoi futbollin europian e që prej largimit të tij nuk ka pasur sukses në arenën ndërkombëtare.

Sipas El Confidencial, klubi është gati t’i shes dy yje që ta kthejë 28 vjeçarin në Camp Nou edhe pse ky i fundit ka kontratë me Paris Saint Germain deri në vitin 2022.

Kjo do të bëhet që klubi të ketë bilanc sa më të mirë financiar edhe në rast të rikthimit të brazilianit.

Neymar u bashkua me klubin nga Ligue 1 në verën e vitit 2017 për një rekord transferimi në vlerë 222 milionë euro.

Neymar gjatë kohës sa ishte te Barcelona për katër vite kishte zhvilluar 186 ndeshje, ku kishte shënuar 105 gola, duke dhënë edhe 76 asistime.

Ai së bashku me Luis Suarezin dhe Lionel Messi, kishin formuar treshen e famshme MSN, që theu çdo rekord.

Prej kalimit të tij te PSG lojtarë është përballur me shukmë lëndime, duke munguar në 61 ndeshje.

Barcelona është tronditur nga çështje të brendshme që dolën në publik nga ku edhe nisën spekulime për pakënaqësi të mëdha brenda klubit.

Zgjedhjet për kryesinë e klubit Barcelona FC janë paraparë në vitin 2021 por është spekuluar se këto mund të shpallen më herët për të shuar diskutimet dhe ndryshuar kahjen e klubit nga katalonia. Tjetra që i brengos tifozët është edhe ngelja prapa Real Madrid në La Liga që Barcelona e dominon për një dekadë e më shumë.