Kryeministri, Albin Kurti ka propozuar në mbledhjen e dytë të qeverisë krijimin e një grupi punues që do të merret me përgatitjet për festën e pavarësisë.
I pari i ekzekutivit ka propozuar në krye të këtij grupi zëvendëskryeministrin Haki Abazi. Teksa ka shtuar se në kuadër të këtij grupi të jenë edhe ministrja e Kulturës Rinës dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni si dhe ministrja e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Emilja Rexehpi.
“Të hënën duhet të shënojmë 12 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me këtë rast është mirë të kemi një grup punues që do t’i bëjë finalizimin e përgatitjeve tashmë të zakonshme dhe tradicionale në shtetin tonë, dhe, me këtë rast propozoj që ta kemi një grup punues ku besoj që ai duhet të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, Haki Abazi dhe në kuadër të këtij grupi punues nëse nuk keni ndonjë vërejtje ose sugjerim në anën tjetër të jenë ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi si dhe të jetë ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe të jetë ministrja e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Emilja Rexehpi”, ka thënë Kurti, shkruan Insajderi.
Në anën tjetër , zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti ka propozuar që edhe minsitrja e Arsimit, Hykmete Bajrami të jetë pjesë e këtij grupi.
Ky propozim u aprovua nga kabineti qeveritar.