Dua Lipa publikon imazhe nga fotosesionet e fundit

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon angazhimet e pandalshme në muzikë.

Pas publikimit të projektit “IDGAF”, këngëtarja është marrë me promovimin e saj.

Ndërsa, përveç performancave live dhe intervistave që dha këto ditë, këngëtarja kishte bërë të ditur se ka realizuar edhe disa sesione fotografish.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar disa imazhe  të ndara nga ato sete dhe në to shfaqet me veshje të ndryshme, madje në një prej tyre u shfaq tërësisht e zhveshur.

Kujtojmë që Dua është e nominuar në pesë kategori në “Brit Awards 2018”.