Vjosa ndryshe nga zyrtarët e LDK’së: Do të ulemi të bisedojmë me Vetëvendosjen

Vjosa ndryshe nga zyrtarët e LDK’së: Do të ulemi të bisedojmë me Vetëvendosjen

Ani pse disa zyrtarët e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shprehur hapatas dështimin për një koalicion me Vetëvendosjen, asapk e tillë dhe shumë optimiste është Vjosa Osmani, për të kundërtën e asaj që shprehin Agim Veliu, e shumë të tjerë nga partia e kësaj të fundit.

Vjosa Osmani e ka lënë të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me VV’në.

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, ka thënë Osamni.

Mirëpo, bashkëpartiku i saj Agim Veliu i cili po e kundërshton haptas edhe Osamin edhe anëtarët e VV’së. Ai ditë më parë tha se LDK’ja nuk do të futet në koalicion me VV’në, pasi i sheh duke tentuar ta nënshtrojnë LDK’në.

Nënkryetari i LDK’së ka thënë se partia e tij nuk ka diçka kundër Glauk Konjufcës personalisht dhe se nuk e konteston personalitetin e tij, mirëpo në koalicion duan të hyjnë si të barabartë dhe jo të nënshtruar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e konteston personalitetin e tij, mirëpo ne si LDK e kemi një ofertë tonën që mendojmë që është e drejtë dhe gatishmëria jonë nuk është me hy në koalicion si të dëmtuar apo të nënshtruar, por me hy në një koalicion të barabartë dhe të balancuar, ku lexohet drejtë vota e qytetarit”, ka thënë Veliu.

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që nga posti i kryetarit të Kuvendit të jap dorëheqje Galuk Konjufca, krejt kjo nëse ata dëshirojnë koalicion për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Metro.

Në medie u raportua se Glauk Konjufca është afër dorëheqjes për t’i liruar rrugë marrëveshjes së koalicionit mes dy partive për formimin e qeverisë.

Por, krejt ndryshe po thonë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata janë deklaruar se kjo nuk do të ndodhë, Konjufca do të jetë në postin që është zgjedhur me 75 vota nga deputetët e Kosovës.

Në anën tjetër, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi  ka deklaruar se me LDK’në do të takohen këtë fundjavë, dhe se çështja e presidentit është në tavolinë.

“Ne do të takohemi këtë fundjavë, përderisa shkojmë në tavolinë. Çështja e presidentit është në tavolinë, çështja e ministrive është në tavolinë. Tavolina e kësaj jave do të zgjedhë shumë çështje. Besoj që do të ketë kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai.

Kujtojmë, që Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që deri këtë të diel të pajtohet me Lidhjen De mokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë së re, afat ky që i ka dhënë Isa Mustafa.