Qeni sulmon dy persona në Rahovec, kalimtari mbyt qenin me pushkë-arrestohet pronari i qenit

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është regjistruar të dielën në Rahovec.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në ora 15:10, në Rahovec ka arrestuar një person.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur pasi që qeni i të dyshuarit kishte sulmuar një femër dhe një mashkull, ndërkaq një dëshmitar, me pushkë të gjuetisë të cilën e kishte me leje, ka shtënë në drejtim të qenit dhe e ka mbytur atë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy personat që janë sulmuar nga qeni kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pushka është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.