Për një fytyrë pa njolla

Për një fytyrë pa njolla

Njollat në fytyrë janë një shqetësim i vërtetë për femrat.  Zakonisht, zgjidhja e parë janë tretmanet në sallonet e kozmetikës, por  kjo kushton. Nganjëherë nuk jemi të vetëdijshëm se përbërësit e  nevojshëm i keni në kuzhinë. 

Ju paraqesim disa maska natyrale për fytyrë, kundër njollave, transmeton Telegrafi.

Maska kundër akneve

Nëse dëshironi që në mënyrë të shpejtë dhe t’i hiqni qafe aknet,  atëherë hudhra është zgjidhja juaj. Krejt çfarë ju nevojitet është  thelbi i hudhrës, të cilin duhet ta vendosni në vendin ku keni akne.  Këtë e bëni disa herë brenda ditës.

Lëngu i limonit 

Është i domosdoshëm përdorimi i lëngut të freskët, por i shtrydhur,  dhe më pas atë lëng ta vendosni në lëkurë. Pos se largon aknet, limoni  ka edhe shumë ndikime pozitive. Pakëson infeksionet dhe dukshmërinë e  njollave, por gjithsesi se përmirëson tenin.

.

Soda e bukës 

Përzieni ujin dhe sodën e bukës, ndërsa përzierjen e vendosni në  njolla. E lini përzierjen të ndikojë për një kohë të caktuar e më pas  pastroni maskën me ujë të vakët. Pas kësaj maske, lëkura e fytyrës tuaj  është e butë. Rezultati i këtij tretman varet nga lloji i lëkurës, por  nëse e vëreni se nuk ka efekt, atëherë provoni diçka tjetër.

Jogurt dhe mjaltë 

Së pari ngrohni një lugë me mjaltë, për ta përzier më pas me një lugë  jogurt natyral, me yndyrë mesatare. Masën e gatshme e vendosni në akne  dhe e lini të ndikojë për 10- 20minuta, e më pas e shpëlani fytyrën me  ujë të vakët.