Shkëmbimi Politano-Spinazzola drejt dështimit

Shkëmbimi Politano-Spinazzola drejt dështimit

Roma thuhet se ka refuzuar të lejojë Interin të kryejë  ekzaminime të mëtejshme mjekësore mbi Leonardo Spinazzola dhe  marrëveshja e shkëmbimit me Matteo Politano mund të shembet.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Giallorossët kanë refuzuar  kërkesën e rivalëve të tyre për një test shtesë fizik përpara shkëmbimit  të propozuar të lojtarëve këtë dimër.

Interi nuk ishin të kënaqur me testet fillestare mjekësore të  mbrojtësit anësor dhe donin të ndryshonin kushtet e marrëveshjes në  kontratën me Romën.

Nerazzurriët kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Giallorossët, të  cilët aktualisht nuk pranojnë të ndryshojnë marrëveshja fillestare mes  dy klubeve dhe mund të humbasin Politanon.

Nëse ata nuk mund të gjejnë një zgjidhje, marrëveshja mund të dështoj dhe të dy lojtarët të qëndrojnë në klubet ku janë.

Interi thuhet se po përpiqen të modifikojnë marrëveshjen e shkëmbimit  në një huazim me mundësi blerje për Spinazzola, por Giallorossët nuk  janë të kënaqur me kushtet e reja.