Ish-lojtari i Juventusit, Mohamed Sissoko pensionohet nga futbolli

Ish-lojtari i Juventusit, Mohamed Sissoko pensionohet nga futbolli

Mohamed Sissoko është pensionuar zyrtarisht nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Ish-lojtari i Juventusi dhe Fiorentinës ka bërë të ditur se është pensionuar nga sporti më i ndjekur në botë.

Sissoko në të kaluarën kishte luajtur edhe për klubet si, Milan, Auxerre, Valencia, Liverpool, Paris Saint-Germain, e së fundmi ishte te Sochaux.

“Jam këtu t’u them se ka përfunduar. Po e përfundoj karrierën time në futboll. Ishte një vendim i vështirë për ta pranuar”, ka thënë lojtari.

“Futbolli është jeta ime, por mendoj se është vendim i drejt”, ka shtuar më tej ai.

Në Serie A, ai kishte luajtur në 76 ndeshje, duke shënuar tri gola gjatë kohës së tij te Juventusi dhe Fiorentina.

Mesfushori defanziv ishte transferuar te Zonja e Vjetër nga Liverpooli në janar të vitit 2008, derisa kishte qëndruar aty deri në qershor të vitit 2011.

Më pas ai u shit te PSG, por u rikthye te Fiorentina vetëm pas 18 muajsh në Francë. Te Viola ai luajti vetëm pesë ndeshje në sezonin 2012/2013, mirëpo më pas ishte lënë i lirë.

Sissoko kishte luajtur edhe te skuadra nga Serie B, Ternana në sezonin 2016/2017.