Lëndohet Ramos, mungon 15 ditë

Sergio Ramos ka pësuar lëndim në finalen e Superkupës së Spanjës.

Sergio Ramos e përfundoi Superkupën e Spanjës ndaj Atletico Madridit me një lëndim.

Kapiteni i Los Blancos u dëmtua në thembër pas një dueli me Alvaro Moratan në minutën e 61-të të ndeshjes.

Mediat spanjolle raportojnë se ai edhe pse e mbylli takimin, do të mungojë për 15 ditë.

Ramos nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane për tri ndeshje, dy në La Ligë dhe një në Copa del Rey.