Suarez i lënduar, Barcelona transferon sulmues të ri

Barcelona ka filluar të kërkojë sulmues pas lëndimit të Luis Suarezit.

Lëndimi serioz i Luis Suarez mund ta detyrojë Barcelonën të transferojë sulmues, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se drejtuesit e Barcelonës kanë filluar kërkimin për t’u përforcuar me një numër 9.

Një objektiv i Barcelonës është golgeteri uruguaian i Gironas, Christian Stuani. 33 vjeçari ishte objektiv i Barcelonës edhe në vitin e kaluar kur mund të largohej nga Girona për rreth 6-7 milionë euro.

Mirëpo, ai tashmë ka nënshkruar kontratë të re në Girona deri më 2023 dhe ka klauzolë me vlerë prej 25 milionë euro.