Interi ka marrëveshje personale me Giroud

Interi ka marrëveshje personale me Giroud

Interi ka arritur marrëveshje personale me Olivier Giroud – bën të ditur Sky Sport Italia, ndërkohë që përfaqësuesi i lojtarit është takuar të enjten me drejtorët e klubit italian.

Agjentët e sulmuesit të Chelseat i kanë vizituar zyrat e Nerazzurrëve, ndërsa Sky kishte siguruar edhe pamje nga arritja e tyre.

Sipas mediumit italian (si edhe faqes Gianluca Di Marzio), tashmë është arritur marrëveshja për kushtet personale të francezit dhe pritet që dy klubet të merren vesh për çmimin e lojtarit.

Problemi kryesor është se Chelsea kërko ndërmjet tetë dhe dhjetë milionë euro për shërbimet e tij, derisa zikaltrit e ofrojnë gjysmën e kësaj shume.

Giroud do të jetë lojtar i lirë në verë, mirëpo Interi e dëshiron gjatë këtij afati kalimtar dhe i ka ofruar kontratë prej dy vjet e gjysmë.