• E mërkurë / Apr-01 12:41
  • Kontakt

Gates kërkon të tatimohen edhe miliarderët: Hendeku ndërmjet pagave është shumë i thellë

Gates kërkon të tatimohen edhe miliarderët: Hendeku ndërmjet pagave është shumë i thellë

Fillimin e vitit 2020, miliarderi Bill Gates e priti me një “falje” shumë të rrallë.

Ai në një artikull të titulluar “Pabarazia në dekadën e ardhshme“, kishte shkruar se hendeku ndërmjet pagave në pesë dekadat e fundit është më i madh.

“Hendeku që ekziston mes Shteteve të Bashkuara ndërmjet pagave më të larta e atyre më të ulëta është shumë më i thellë nga sa ka qenë 50 vjet më parë. Jam tepër i pasur, duhet të paguaj më shumë taksa”, ka thënë themeluesi i Microsoftit, që iu rikthye temës së pabarazisë ekonomike.

“Unë jam gjithashtu në favor të rritjes së taksave për të pasurit dhe mbylljes së hendekut”, shton Gates.

Për Gates, një ankesë e tillë nuk është risi pasi edhe kur sapo kishte hyrë viti i kaluar kishte bërë një reflektim të ngjashëm.

Gates riprodhon me fjalë përllogaritjet numerike të indeksit Gini, i cili tregon se dallimi mes të pasurve dhe të varfërve në Shtetet e Bashkuara ka kapur majat këto dekadat e fundit.

Ai konsideron se reflektimi në këtë moment është i nevojshëm, dhe përpos të tjerash, edhe shumë aktual, duke pasur parasysh “kryqëzatën” që ka nisur kundër pasanikëve të Amerikës pretendentja për kandidaturën demokrate në zgjedhjet presidenciale, Elizabeth Warren, e cila kërkon taksa më të larta për miliarderët.

Po ashtu, sipas Forumit Ekonomik Botëror, hendeku midis burrave dhe grave, i matur në aspektin e përfitimit ekonomik është ngushtuar gjatë vitit të kaluar, por do të duhet edhe një shekull tjetër për t’u zhdukur.