Gjuriq: Do të vazhdojmë të punojmë për serbët e Kosovës

Gjuriq: Do të vazhdojmë të punojmë për serbët e Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se falë politikave të presidentit Aleksandër Vuçiq ky shtet tani e ka më të lehtë të sigurojë përkrahje efektive si politike dhe ekonomike për serbët që jetojnë në Kosovë.

Ai ka thënë se edhe në vitin 2020 Serbia do të vazhdojë të angazhohet edhe më tepër për ta, shkruan Tanjug.

Gjuriq ka thënë se viti që shkoi do të mbetet si vit në të cilin është realizuar cikli më i madh i investimeve të Beogradit në Kosovë në dekadat e fundit. 2019-ta për të ka qenë fillimi i funksionit në kapacitet të plotë në këtë aspekt për të.