Institucionet e Republikës së Kosovës kanë mbështetur veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak prej të cilave mbeti i vrarë gjenerali iranian i forcave të QUDS-së, Qasem Soleimani.
Pas kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka shprehur mbështetjen e Kosovës ndaj reagimeve të SHBA-së në Iran dhe Lindje të Mesme.
Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë që Kosova qëndron krah Amerikës në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta dhe në kërkim të paqes dhe sigurisë.