z.Mustafa: SERBIA TË NDJEK SHEMBULLIN E MALIT TË ZI

z.Mustafa: SERBIA TË NDJEK SHEMBULLIN E MALIT TË ZI

Serbia të ndryshojë ligjin, të mos mbetet i vetmi shtet që nuk respekton të drejtën dhe lirinë e përdorimit të simboleve kombëtare.

Tashmë edhe Kuvendi i Malit të Zi miratoi projektligjin për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale, që garanton pakicave kombëtare të drejtën dhe lirinë e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe shënimin e festave kombëtare, pa praktika diskriminuese.

Përderisa në Serbi nën pretendimin e vlerave demokratike evropiane, bënë pikërisht të kundërtën. Ndalimin ligjor të përdorimit simboleve kombëtar nga autoritetet shtetërore e që dëshmon diskriminimin dhe shtypjen e shtetit ndaj diversitetit, të ndryshmes, asaj që nuk është serbe.

Ndryshe nga shtetet e tjera në rajon, Serbia shtetërore mbetet e kufizuar brenda mendësisë nacionaliste e fashiste. E jo pak shqiptarë të Luginës nuk mund të jetojnë në vendlindje për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar. Shumë të tjerë përballen me procese gjyqësore. E gjithë kjo politikë në emër të shtetit ligjor është në fakt politikë e dëbimit të tjetrit.

Përcjellë urimet më të përzemërta për shqiptarët në Malin e Zi, e në veçanti përgëzoj për këtë arritje miqtë e mi; kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika; Nënkryetarin e Kuvendit në Malin e Zi Genci Nimanbegu; si dhe Ministrin për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka.

...

Ftoj qeverinë serbe që të ndjekin shembullin e fundit, shembullin e Malit të Zi. Sepse nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare. Ndalimi i tyre flet për karakterin demokratik të vetë shtetit, një shteti ku nuk ka të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, në s’përputhje edhe me konventat për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, të nënshkruara nga vetë ai.

Se mund të ekzistojë mundësia, që një subjekt politik shqiptar në Luginë të ketë “guximin” të ndryshojë flamurin kombëtar, ka shkaktuar dëme të pariparueshme veç si temë e hapur.!!! Andaj i bëj thirrje të ndërpresin këtë fushatë dhe mos të i japin garanci të tilla para bashkësisë ndërkombëtare.

Shembulli i shqiptarëve në Mal të Zi dëshmon edhe njëherë: se bashkë mund të bëhet e pamundura e mundur.! Këmbëngulësi në unitet për temat të interesit të përbashkët, si dhe politika progresive pjesëmarrëse, sjellë rezultate në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve.