Këtë vit Spitali Special në Vranjska banjë ka dhuruar dhurata për fëmijë në këtë fundvit.
Dhuratat fëmijëve i'a shpërndajtën babadimri si dhe drejtoresha e Spitalit Special znj.Stosic.
Këtë vit, Spitali Special për Rehabilitimin në Vranjska Banjë ishte më i suksesshmi në aspektin financiar në 20 vitet e fundit, tha drejtoresha e Spitalit Special Dr.Sladjana Stosic.
“Kur erdha në spitalin special, nuk ishte një situatë e shkëlqyeshme, financiarisht, dhe akomodimet nuk po shfrytëzoheshin plotësisht. Me shumë punë dhe përpjekje, këtë vit ne përfundojmë me një tepricë në buxhet" tha Drejtoresha Stosic.
Sipas saj, rreth 2 milion dinarë janë ndarë për renovimin e Spitalit Special dhe po aq para për pajisjet e mjekësisë fizike.
Spitali Special i Rehabilitimit do të jetë më i pasur gjatë vitit të ardhshëm për 10 apartamente të reja luksoze, për të cilat para janë siguruar përmes Ministrisë së Turizmit, njoftoi drejtoresha Dr. Sladjana Stosic.