Djali nga Podujeva e rreh nënën, arrestohet

Një burrë nga Podujeva është arrestuar pasi që ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës së tij

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës së tij viktimës femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.