Nënkryetarja e Kuvendit: Shpresoj që Qeveria ta fillojë punën sa më parë

Arbërie Nagavci, nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, ka folur një ditë pas seancës konstituive

Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci tha se është mirënjohëse ndaj kreut të LV-së, Albin Kurti, dhe partisë që ia dhanë besimin për atë pozitë.

Tutje, ajo ka uruar që sa më parë të fillojë punën qeveria Kurti.

 “Uroj që sa më parë të fillojë punën dhe Qeveria Kurti e të ecim para bashkërisht drejt ndryshimeve në të mirë të qytetarëve dhe vendit tonë”, ka thënë Nagavci.