Reagon Isa Mustafa: Me propozimin e saj për Kryeparlamentar, VV ka hedhur në ujë çdo marrëveshje

Reagon Isa Mustafa: Me propozimin e saj për Kryeparlamentar, VV ka hedhur në ujë çdo marrëveshje

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se është befasuar nga propozimi i VV’së për Kryetar të Kuvendit dhe se çdo marrëveshje ka rënë në ujë.

Duke folur në Rubikon, Mustafa ka thënë se për shkak të propozimit, me VV’në gjithçka do nisë nga fillimi.

“Gjithsesi duhet të bëhet marrëveshje e re lidhur me përgjegjësitë, por ka nevojë edhe te programi qeverisës”, ka deklaruar Mustafa.

“Çdo gjë është e hapur, edhe mundësia që të dalim në opozitë, ta bëjmë një opozitarizëm shumë të mirë, të suksesshëm”, ka thënë kreu i LDK’së.

Kujtojmë se në seancën e mbajtur sot përveç Kryetarit të Kuvendit, janë zgjedhur edhe nënkryetarët nga trip artitë më të votuara, e që janë Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi.

Ndërkaq, seanca për formimin e Qeverisë pritet të mbahet pas disa ditësh.