MPJ thotë se Dacic e Djuric shesin armë tek ISIS, dhe se po hetohen nga perëndimi

MPJ thotë se Dacic e Djuric shesin armë tek ISIS, dhe se po hetohen nga perëndimi

Këshilltari i ministrit në detyrë për Punë të Jashtme, Behxhet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka thënë se Serbia duhet dhënë llogari para botës për tregtinë të cilët e kanë bërë me organizatën terroriste ISIS.

Sipas tij, Serbia bashkë me shefin e diplomacisë së saj Ivica Dacic dhe përgjegjësin për të ashtuquajturën Zyre për Kosovën, Marko Djuric kanë shitur armë për ISIS’in, e këtë gjë e raportojnë edhe vet serbët për të cilën janë duke u hetuar në perëndim.

‘Serbia, Daçiçi dhe Gjuriq duhet të kenë turp dhe do të japin llogari para botës që kanë bërë tregti me ISIS dhe kane shitur armë tek ata, sic por raportohet nga vet serbet dhe sic janë duke u hetuar ne perëndim’, ka thënë ai.

Me anë të një postimi në Facebook, Zyberaj ka shtuar se ata duhet të kenë turp për krimet e kryera kundër popullit të Kosovës dhe fëmijëve të saj, e që sot ata të njëjtën gjë e bëjnë me anë të shitjes së armëve ndaj ISIS për të vrarë civilë të pafajshëm.