Ky buxhet që morri përkrahjen e shumicës së këshilltarëve të Kuvendit komunal të Bujanocit, është në vlerë mbi 1.06 miliard dinarë, dhe kryesisht do të jetë zhvillimor.
Për vitin 2020 në kuadër të buxhetit komunal janë paraparë: 40 milionë dinarë për praktikën profesionale, 30 milionë dinarëq subvencionimin e bujqësisë, 8 milionë dinarë për zhvillimin e ndërmarrësisë, 9.5 milionë dinarë për sport, 6.5 milionë dinarë për asistentë për përjkujdesjen e fëijëve me nevoja të veçanta dhe 5 milionë dinarë për informim.
Gjithashtu, përmes pikës së buxhetit për vitin 2020, kuvendi aprovoi edhe: rregullimin e tretuareve në qytetin e Bujanocit, përfundimin e rrugës Muhoc – Zarbincë, zgjerimin e rrugës Tërnoc – Turi, rrugën qarkore në Nesalcë, si dhe kanalizimin në Osllarë.
Ajo që ishte më karakteristike në seacën e sotme, ishte kërkesa jo e ndershme e opozitës shqiptare, ku kërkuan që të zvogëlohen mjetet për praktikën profesionale dhe t’i barten 10 milionë dinarë shtëpisë së shëdetit, drejtoreshën e të cilit institucion e atakojnë për vendime anti-shqiptare.
Ky buxhet i cili u votua nga 24 këshilltarët e pozitës, morri mbështetjen edhe nga një këshilltar i opozitës.