• E mërkurë / Jul-09 00:02
  • Kontakt

Floriana Garo bëhet nënë për herë të dytë

Floriana Garo bëhet nënë për herë të dytë

Modelja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Floriana Garo, është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ajo ka publikuar një fotografi duke mbajtur dorën e vogël të foshnjës së porsalindur, ndërkohë që i uron mirëseardhje në këtë jetë.

“Mirë se erdhe në këtë botë Priami ynë. E shijofsh sa më shumë çdo moment. Të duam pa fund”, është përshkrimi që ia kanë vënë fotos.


Të shumta kanë qenë komentet që ka pranuar nga miqtë dhe kolegët e saj.

Bukuroshja shqiptare tash e disa vite është e martuar me partnerin e saj, Enis Daci dhe së bashku jetojnë në Gjenevë.

Floriana po ashtu është nënë e një vajze të cilën e solli në jetë në vitin 2018.