Krasniqi tregon se si Ibrahim Rugova e vlerësonte negativisht UÇK’në

Krasniqi tregon se si Ibrahim Rugova e vlerësonte negativisht UÇK’në

Një ndër themeluesit e LDK’së, Milazim Krasniqi, ka thënë se ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka pasur vlerësim negativ për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Krasniqi ka thënë se vlerësimi negativ që LDK ka pasur në atë kohë për UÇK’në, ka qenë një gabim historik.

“I kam thënë në atë kohë Rugovës në takimet që kam pasur në shtëpinë e tij: ‘O kryetar ne mbesim miq, por mes historisë dhe politikës unë do të zgjedh historinë. Rugova kishte vlerësim negativ për UÇK-në edhe pas luftës. Madje ai ka pasur me UÇK-në edhe hidhërim personal”, ka thënë ai.

Tutje, Krasniqi ka treguar se si Rugova një kohë doli kundër ndërkombëtarëve që i ofruan një qeveri të përbashkët me UÇK’në.

“Nuk i ka dëgjuar as amerikanët duke iu thënë atyre se ‘ka ardhë koha me ba edhe na pak politikë vet”, tregon Krasniqi.

Kujtojmë se dje janë bërë 30 vjet prej themelimit të LDK’së, si një prej partive më të mëdha në vend.