Gjujatja me armë mes zyrtarëve të Telekomit: I arrestuari është zyrtar i AAK’së dhe mik i Bekë Berishës

Gjujatja me armë mes zyrtarëve të Telekomit: I arrestuari është zyrtar i AAK’së dhe mik i Bekë Berishës

Lidhur me rrahjen e mbrëmshme mes dy zv/drejtorëve të Telekomit të Kosovës, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur, policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar për 48 orë Berat Gashin.

Përplasja mes Shaban Ramajt dhe Arsim Ramadanit eskaloi në sulm fizik e që përfundoi me plagosjen e Ramajt.

Në deklaratën e tij në polici Ramaj kishte thënë se është plagosur aksidentalisht – vetëplagosur. Ai ka deklaruar se armën e ka marrë nga shoku i tij që në këtë rast është marrë nga policia si i dyshuar Berat Gashi. Armën e modelit XDM, Gashi e ka pasur me leje, por pas rastit është konfiskuar nga policia.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit Berat Gashi është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikimit të përgjithshëm dhe posedim i paautorizuar i armës.

Berat Gashi, është zyrtarë i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës dhe shok i deputetit Bekë Berisha, bashkëshortja e të cilit është kryetare e bordit të Telekomit, Besa Shatri Berisha.

Gashi, si kryetar i forumit të rinisë së AAK-së në shtator kishte organizuar këtë takim.

“Sot organizuam një darkë pune me aktivistë të Aleancës së të Rinjëve të Kosovës në Istog, si kryetar i ketijë forumi ju falenderoj të gjithëve për përkrahje për Aleancën dhe deputetet tanë Bekë Berisha, Gani Dreshaj dhe Donika Kadaj, së bashku për 100% Kosovë”, shkruante ai lidhur me aktivitetin e partisë.