Donald Trump është bërë presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara që është shpallur fajtor nga Dhoma e Përfaqësuesve. Gjykimi i tij në Senat do të vendosë pastaj nëse ai do të mbetet në zyrë ose jo.
Duke folur për këtë, Aleksandër Vuçiq tha se ‘Serbia është shumë e vogël të merret me punët e brendshme të Amerikës ose ndonjë vendi tjetër’.
Vuçiq u ka thënë gazetarëve se ‘Serbia si vend i vogël nuk ndërhyn në çështjet e brendshme por as ato të jashtme të vendeve tjera’, shkruan b92, përkthen Periskopi.
Megjithatë, Vuçiq ka thënë se kjo ‘mund të kthehet në favor të presidentit amerikan”.
“Mendoj se disa nuk e kanë kuptuar se kur bëheni cak i akuzave të ndryshme, ajo mund të kthehet në boomerang për ty, por në të mirën tënde”, ka thënë Vuçiq.