Premierliga thyen rekordin me ardhjen e Aubameyang

Ardhja e Pierre Emerick Aubameyang në Arsenal ka sjell një rekord të ri në Premierligë.

Klubet e Premier Ligës kanë qenë shumë të angazhuara gjatë afatit kalimtar të janarit. Shuma e shpenzuar prej tyre është 419 milionë funte, apo në euro 480 milionë euro.

Këtë e ka konfirmuar gazetari Bryan Swanson nga Sky Sports, duke konfirmuar se shitjet gjatë këtji afati kalimtar kanë qenë po ashtu rekord prej 271.8 milionë funte.

Deri tani rekordi i shpenzimeve është shënuar verën e kaluar prej një miliard e 400 milion euro, që përbëu rekord për afatet kalimtare verore dhe afatet kalimtare në përgjithësi.